Vr*sja e Anesti Ramës nga e bija, bashkëpunëtori i saj sot del para Gjykatës! E “tradhtoi” telefoni i vajzës

Gjykata e Fierit pritet të japë sot masën e sigurisë për 3 të dyshuarit e arrestuar si bashkëpunëtorë në krimin e rëndë në familje që ndodhi në fshatin Frashër javën e kaluar. Seanca është programuar të mbahet orën 12 :00 (28 korrik) dhe që të tre akuzohen për vrasjen nëpërmjet mbytjes të kryefamiljarit Anesti Rama dhe më pas inskenimin e ngjarjes aksidentale.
Sipas policisë, vajza Emalinda Rama, 26 vjeçe, dyshohet si autorja kryesore e krimit, kurse miku i saj Çlirim Dogani, 55 vjeç, akuzohet se ka bashkëpunuar për të mbytur për vdekje me tel babanë e saj 56 vjeçar. Nën akuzë është edhe nëna (gruaja e viktimës) Valbona Rama, po e arrestuar, si bashkëpunëtore në fshehjen e krimit nëpërmjet pengimit të së vërtetës.
Prokuroria pritet të kërkojë masat “arrest me burg” ndaj tyre, për krimin e rëndë të ndodhur më 23 korrik.
Gjatë sulmit janë përdorur sende të forta dhe mjete prerëse, teksa sipas ekspertizës, viktima ka pasur dëmtime edhe në pjesët intime, të shkaktuara pas mbytjes.
Dogani e ka mohuar akuzën e implikimit në krim, teksa dyshohet se 26-vjeçarja mund të ketë pasur lidhje intime me të. Nënë e bijë e kanë pranuar krimin, duke u mbrojtur se shkak ishte dhuna e vazhdueshme në familje që ushtronte 56-vjeçari.
Por hetimet tregojnë se viktima keqtrajtohej nga familjarët, teksa jetonte edhe në dhomë të veçuar. Investigimi mbetet aktiv nga organet ligjzbatuese, Polici-Prokurori, për ta zbardhur plotësisht ngjarjen.




