KRONIKËSTAR CHANNEL

Vr*sja e mistershme e Renato Hoxhajt, flet bashkëshortja e tij: Atë ditë më kërkoi të mos ikja në punë! Kohët e fundit kthehej herët në shtëpi por…

Bashkëshortja e viktimës Renato Hoxhaj, Klodiana Rakipaj ka folur për herë të parë për mediat duke treguar të gjithë kronologjinë e ngjarjes së mëngjesit të 27 Prillit teksa 58-vjeçari u ekzekutua me 3 plumba në afërsi të banesës së tij.

Reklama në FieriWeb - “SONDAZH QARKU FIER”

Në një intervistë për Report Tv, Klodiana është shprehur se e kishte përcjellë bashkëshortin për punë, ndërsa ka dëgjuar të shtënat pak çste më pas, por ka menduar se kanë qenë fishekzajrre.

Teksa rrëfen tmerrin që ka parë me sy, Klodiana tregon se në momentin që është nisur për në punë, 2 orë më vonë pasi kishte ndodhur vrasja, ajo ka parë trupin e bashkëshorit përtokë dhe se ka filluar të ulërasë me të madhe.

Klodiana Rakipaj: Ç’të them?! Më mungon! Ishte në shtëpi dhe kur u ngrit nga ora gjashtë, ai u vesh, lau sytë, duart dhe do ikte tek puna. Edhe unë i thashë mos ik se… është shpejt. Jo, më tha, do iki, do dal. Rri, i thashë unë, mos ik. Jo, do iki!

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Odeta Dume: Ju këmbëngulët që ai mos të ikte aq herët në punë.

Klodiana: Mos të dilte nga shtëpia. Edhe i thashë ulu. Ai doli. Jo, tha, se do iki poshtë tek puna, do pi kafe tek lokali si zakonisht që ulej. E mirë, në atë kohë pastaj, unë mora rrobat e punës aty tek teli, aty përjashta tek korridori, si gjithmonë që merrja rrobat e punës, dhe do vishesha unë. Mora rrobat e punës dhe sapo u vesha unë, andej-këndej, kur shikoj! Thashë se ishin fishekzjarre.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Odeta Dume: Pra, ju i dëgjuat të shtënat e armës?

Klodiana Rakipaj: Zhurmë dëgjova! Por nuk mendova se ishte armë. Mendova se ishte fishekzjarr. Kur dola pastaj më vonë, sapo iku ai nga shtëpia, aty filluan të shtënat dhe unë pandjeva se ishin fishekzjarre. Sapo u vesha, mora atletet, ndenja edhe pak në shtëpi dhe kur dola, kur shikoj atë, ulërita me të madhe.

Odeta Dume: Pas dy orë e gjysmë keni arritur të dilni dhe të gjeni trupin e pajetë të burrit.

Klodiana Rakipaj: Se vura rrobat në lavatriçe, siç më tha ai: “Futi një çik në lavatriçe këto rrobat e mia dhe ik në punë”, më tha. “Mirë”, i thashë unë. I mora rrobat, i vendosa në lavatriçe, me ilaç, edhe kur shikoj unë! Dola pastaj se nuk e vura as në punë lavatriçen se do ikja në punë. Edhe do ta vija lavatriçen në punë kur të kthehesha se nuk i dihet, se spinat ndonjëherë bëjnë masë. Edhe mbylla derën pastaj me çelës. Kur hapa derën e jashtme pastaj, atë aty tek korridori e mbylla edhe atë me çelës. Pastaj, sapo u afrova tek shkalla e parë që do ulesha poshtë. Nuk u ula poshtë, por kur e pashë atë aty, bërtita me të madhe “ndihmë”, “ndihmë” edhe fola e fola unë dhe asnjë njeri nuk doli. Kam ikur me vrap pastaj, edhe aty lajmërova policinë, edhe erdhi policia pastaj.

Odeta Dume: Por në ato dy orë e gjysmë që trupi ka qenë i shtrirë në rrugë, sipas llogarive që ne po bëjmë të dyja së bashku, asnjë nga fqinjët nuk kaloi?

Klodiana Rakipaj: Jo, jo, asnjë nuk kishte. Asnjë këmbë njeriu nuk kishte rruga. Kur u ula poshtë unë, doli ajo komshia, edhe unë i thashë se po qaja pasi pashë tmerr dhe po qaja dhe po ulërija me të madhe. Edhe thashë çfarë më gjeti mua, o Zot i madh! Kush e ka vrarë?! Kush e vrau? I thashë unë asaj. “Nuk e di”, më u shpreh! Vajta poshtë te lokali, edhe i thashë kamarieres, “shpejt, merr policinë se e vranë”. Por nuk erdhi asnjë njeri.

E pyetur lidhur me konfliktet që bashkëshorti i saj mund të ketë pasur me personazhe të botës së krimit apo mbi pistën që po hetohet momentalisht nga autoritetet, se Renato Hoxhaj punonte si informator i grupeve kriminale, Klodiana është përgjigjur se nuk ka djeni pasi 58-vjeçari nuk i tregone asgjë.

Ndër të tjera ajo rrëfen se kohët e fundit kishte vërjetur disa sjellje të çuditshme të bashkëshortit të saj, pasi vinte më herët në shtëpi se zakonisht, fliste më pak dhe, por në asnjë moment nuk i kishte treguar gruas së tij për ndonjë shqetësim.

Gjithashtu të djelën e 27 Prillit, Klodiana tregon se Renato përpara se të dilte nga shtëpia, i kërkoi Klodianës të mos ikte atë ditë për në punë, por gjithmonë pa i dhënë një arsye, ndërsa shton se kjo ka qenë gjithashtu dhe biseda e fundit që ka shkëmbyer me të.

Klodiana Rakipaj është larguar nga banesa e saj që prej ditës së ngjarjes, ndërsa ka qëndruar në rrugë nga frika se mos e vrisnin.

Odeta Dume: Dua të pyes: në dijeninë tuaj, ka pasur ndonjë konflikt?

Klodiana Rakipaj: Jo, jo, nuk ka pasur as edhe një gjë.

Odeta Dume: Duke ditur që keni shumë vite bashkë. Çfarë dyshoni ju, si partnere e të ndjerit Renato Hoxhaj?

Klodiana Rakipaj: Për asnjë gjë. Se ai shkonte tek puna, pinte kafe, qëndronte aty, edhe më pas vinte prapë, pastaj hante bukë, flinte gjumë, ikte prapë mbasdite dhe vinte prapë në shtëpi. Por kohët e fundit pastaj, ai nuk lëvizte më nga shtëpia.

Odeta Dume: E kishte lënë punën?

Klodiana Rakipaj: Jo, punën nuk e kishte lënë, por vinte në orare më të shpejta në shtëpi. Dhe e pyeta unë: “Çfarë ka?” “Asgjë nuk kam”, më tha!

Odeta Dume: A kishit vënë re nodnjë sjellje të cuditshme të viktimës kohët e fundit?

Klodiana Rakipaj: Nuk e di fare. Nuk më tregonte. Më tha mos ik në punë. Ka qenë të djelën. Pse i thashë unë? Mos ik në punë rri në shtëpi më tha mua. Kjo ishte biseda e fundit.

Nuk rrinte aq shumë tek lokali. Ikte dhe lëvizte me makinë. Nuk më tregonte ku po shkonte, çfarë po bënte. Dilte dhe orët e vona.

 Unë jam e tmerruar. Unë këtu nuk rri më se është frikë. Po të kishim dalë të dy, do më kishin vrarë dhe mua. Unë largova se jam shumë e frikësuar, kam parë tmerr. Kam frikë të rri atje. E mendova se mund të më vrasin dhe mua. Këto ditë kam ndenjur përjashta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button