KRONIKËSTAR CHANNEL
Vr*sja e policit/ Si fshihej në stan ish-ushtaraku Braçellari

Detaje të reja nga ngjarja në Maliq, ku një i shumëkërkuar vrau një punonjës policie dhe plagosi një të dytë gjatë një aksioni për kapjen e tij.Violand Braçellari, ish-ushtarak i dënuar me 10 vite burgim për prodhim dhe shitje hashashi, fshihej në një stan në zonën malore.
Ai ishte njohës i mirë i armëve dhe ndërkohë mbante edhe qen. Në momentin që ka kuptuar se është i rrethuar nga policia, ka hapur zjarr dhe ka lënë të vrarë efektivin e Shqiponjave, Enea Mekollin, ndërsa është plagosur polici Edison Adri.
Policia është kundërpërgjigjur duke e plagosur dhe më pas arrestuar Braçellarin.




