Vr*sja në Sarandë, reagon Policia: 44-vjeçari Artan Myrtaj u qëllua me ar*më zjarri, plagoset kalimtari 73-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë, ku një 44-vjeçar është vrarë me armë zjarri, ndërsa një tjetër person ka mbetur i plagosur.
Sipas njoftimit paraprak të Policisë, rreth orës 09:55, në zonën e ish-agjencisë, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi Artan Myrtaj, rreth 44 vjeç.
Nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe shtetasi Xh. S., rreth 73 vjeç, i cili dyshohet se ishte kalimtar i rastit. Ai është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve, ndërsa janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe Gjirokastrës.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, administrimin e provave dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.




