AKTUALITETRAJONI

Vuçiç nxjerr ushtrinë në rrugë dhe ‘tregon dhëmbët’: Serbia është e para ose e dyta më e forta në Europë


Forcat e Armatosura të Serbisë zhvilluan dje stërvitjen e quajtur “Flamuri 2024” me rastin e Ditës së Bashkimit, Lirisë dhe Flamurit Kombëtar Serb.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Në aeroportin ushtarak “Kolonel-Pilot Milenko Pavloviq” u ekspozuan armatime dhe pajisje të shumta ushtarake, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas mediave serbe, Vuçiç ka pretenduar se ushtria serbe është e para apo ndoshta e dyta më e forta në Europë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Për sa i përket numrit të tankeve operative dhe operacionale, jemi të parët ose të dytët në Evropë. Unë njoh 15 vende që kanë aq tanke sa ne. Unë isha këtu në vitin 2013 dhe as që mund ta ëndërronim këtë. Askush nuk e tregoi HQ-17, ne kemi radarë të rinj… Pesëdhjetë për qind e vendit të prodhimit është Serbia dhe kjo na bën një nga ushtritë më të armatosura në Evropë në raport me numrin e banorëve”, tha Vuçiç në Batajnicë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Presidenti shtoi se armët dhe tanqet janë të prodhuara në Serbi, ndërsa tha se numri i tyre shkon nga 10 deri në 15 prodhime në vit.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button