KRONIKËSTAR CHANNEL

Wireless dhe alkool, kontroll blic me urdhër të SPAK-ut në sektorin ku mbahet Ergys Agasi!

Në kuzhinën e sektorit u gjetën dhe sekuestruan pije alkoolike dhe pajisje wireless. Këto të fundit janë çuar për ekspertim.

Një kontroll blic, i urdhëruar nga SPAK është zhvilluar në paraburgimin e Bradasheshit në sektorin ku ndodhet i izoluar Ergys Agasi, i cili akuzohet si kreu i një grupi të strukturuar kriminal që vepronte brenda AKSHI-t.

Reklama në FieriWeb - “”

Mësohet se gjatë kontrollit në kuzhinën e sektorit u gjetën dhe sekuestruan pije alkoolike dhe pajisje wireless. Këto të fundit janë çuar për ekspertim.

Agasi u arrestua pak javë më parë në qytetin e Durrësit pas më shumë se 8 muajsh në arrati.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ai akuzohet për krime të rënda që nga konkurrenca e paligjshme përmes dhunës, grupi kriminal e pastrimi i parave. Biznesmeni është cilësuar si ‘koordinatori’ i krimit i qeverisë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button