AKTUALITET

Yuri Kim mesazh për ndarjen nga jeta të ish-Sekretarit Amerikan: Kisha privilegjin të punoja me Colin Powell, ishte mishërimi i një njeriu të madh


Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar ndarjen nga jeta të ish-sekretarit Amerikan të Shtetit, Colin Powell. Në një postim në Twiiter, diplomatja amerikanë kujton kohën kur ka punuar me Powell, ndërsa e quan privilegj të punonte me të.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Sipas Yuri Kim, ish-sekretari Amerikan i Shtetit ishte mishërimi i një njeriu të madh, një njeriu që ia kushtoi jetën shërbimit të vendit, duke e çuar kombin drejt një zgjidhjeje.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Unë kisha privilegjin të punoja për të në sekretarinë e tij dhe pashë nga afër se si ai i dha të gjitha. Dhe sado i zënë me punë, ai gjithmonë gjente kohë për t’i dhënë një nxitje të vogël njerëzve përreth tij, për të na kujtuar nderin dhe përgjegjësinë e veçantë të shërbimit publik. U preftë ne paqe.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Colin Powell ishte mishërimi i një amerikani të madh, një njeriu që ia kushtoi jetën shërbimit të vendit tonë dhe inkurajimit të të tjerëve që të bëjnë të njëjtën gjë. Cilado qoftë sfida – dhe kishte shumë – ai u përpoq t’i jepte Presidentit këshillën e tij më të mirë dhe ta çonte kombin drejt një zgjidhjeje”, shkruan Yuri Kim.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button