AKTUALITET

Zbardhen bisedat në SkyEcc që çuan pas hekurave Jurgis Çyrbjan…


News24 ka zbardhur mesazhet se si njerëz të krimit të organizuar ndikuan që emri i Jurgis Çyrbjas, të renditej në listën e sigurt për deputet i Partisë Socialiste për Qarkun e Durresit, në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Edmond Koçi i njohur si Mond Çekiçi, i ekzekutuar pranverën e 2021 dhe Altin Hajrin, i shumëkërkuar nga drejtësia, u kërkuan zyrtarëve të PS që Jurgis Çyrbja të ishte i treti në listën e deputetëve.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Përmes burimeve të besuara, News24 ka mësuar përmbajtjen e disa prej mesazheve në SKY ECC që Mond Çekiçi, krahu i djathtë i Plaurent Dervishajt, ka shkëmbyer me ish-deputetin e PS, Jurgis Cyrbja në mars të 2021.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Edmond Çekiçi: “Tashi sa e mbylla muhabetin tënd. Kam 3 orë me atë. Ia kërkova personalisht. E du unë ketë gjë i thashë. Përveç se e duan të gjithë. Do ja çoj ashtu, tha, ti i pesti, Liri i 7”.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Jurgis Çyrbja, gjithnjë sipas burimeve të Neës24, i kthen përgjigje: “Ma ngrite moralin. Se na kishte ik mendja”.

Të njëjtat burime konfirmojnë se një tjetër person, ende i paidentifikuar nga SPAK, komunikon me Çyrbjan e ndër të tjera i shkruan:

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

I paidentifikuar: “Mos humbim qetësinë, po të punojmë fort. Ishalla ndërrojnë mendje C me GJ. I thashë duam J. Po duhet qetësi, po të punojmë fort se u ngjan C dhe GJ sikur krijojmë përçarje”.

Gjatë kohës që negociohet për të zhvendosur emrin e Çyrbjas në listë, në telefonin e këtij të fundit nga i shumëkërkuari Altin Hajri mbërrin lista me emrat e kandidatëve ku emri i deputetit ishte i 7.

Hajri i shkruan Çyrbjas, dhe i thotë se Çekiçi duke nënkuptuar Edmond Koçin është dakord, ndërsa do të fliste me Lentin, që sipas SPAK është Plarent Dervishaj.

Në listën që më pas Partia Socialiste dërgoi në komisionin Qendror të Zgjedhjeve rezultoi se emri i Jurgis Çyrbjas ishte renditur i treti.

Ish-deputeti u arrestua në 20 tetor nga SPAK, tre ditë pasi kishte dorëzuar mandatin. Ai është nën hetim për korrupsion zgjedhor dhe dy akuza të tjera.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button