Zbardhen detaje të reja nga sherri në burgun e Fierit, kush janë dy të dëmtuarit

Dalojnë detaje të reja nga konflikti i regjistruar në IEVP Fier, ku dy të burgosur u përfshinë në një përplasje fizike dhe përfunduan duke marrë ndihmë mjekësore në spitalin e burgut.
Sipas burimeve, personat e përfshirë në konflikt janë Denis Brajovic, i njohur edhe si Denis Bajri, dhe Jurgen Zoto.
Mësohet se përplasja ka nisur pasi Jurgen Zoto ka goditur fillimisht Denis Bajrin, ndërsa më pas konflikti ka përshkallëzuar me përdorimin e grushteve dhe sendeve rrethanore.
Njëri prej të dëmtuarve ka marrë edhe një plagë në pjesën e qafës, që dyshohet se është shkaktuar me një mjet prerës.
Të dy janë transportuar për mjekim në spitalin e burgut dhe, sipas informacioneve paraprake, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, pritet që ata të rikthehen në ambientet e burgimit, nën shoqërimin e forcave të Policisë.
Për ngjarjen pritet edhe një njoftim zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ndërsa ndaj dy të burgosurve pritet të merren masa disiplinore.




