Zbardhet dëshmia e efektivit të burgut 313 të dhunuar në Yzberisht, tre autorët e sulmuan me shkop bejsbolli dhe i morën armën e shërbimit. Pistat që po heton policia
Detaje të tjera bëhen të ditura nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e së shtunës në zonën e Yzberishtit në Tiranë, ku u dhunua me sende të forta nga tre persona të paidentifikuar efektivi i burgut 313 Arbër Labi.
Gazetari Ermal Vija raporton se sipas dëshmisë së punonjësit të burgut, tre personat i kanë afruar dhe e kanë goditur me shkop bejsbolli. Ai ka nxjerrë armën e shërbimit, por ia kanë marrë dhe janë larguar me një fuoristradë të bardhë. 36 vjeçari dyshon se ngjarja lidhet me detyrën që ai mban si efektiv në burgun 313.
Nga ana tjetër, hetuesit janë duke verifikuar edhe ndonjë konflikt të mundshëm të 36 vjeçarit. Ky i fundit punonte edhe në lokalet e natës në kryeqytet dhe po verifikohen konfliktet që mund të ketë pasur me persona të tjerë./abc