KRONIKËSTAR CHANNEL
Zbardhet dëshmia e të moshuarit që vrau gruan: Rrinte më shumë te vajza sesa në shtëpi, ja çfarë ndodhi sot

68-vjeçari Hysni Patushi është marrë në pyetje nga grupi hetimor dhe ka deklaruar se kishin konflikte herë pas here me gruan e tij për faktin që ajo qëndronte te shtëpia e vajzës dhe jo në banesën e tyre.
Ai i tha policise se i kërkonte gruas Lumturie Patushi të shkonte tek shtëpia e tyre por ajo nuk pranonte.
Paraditen e sotme sipas autorit të arrestuar, e ka marr në telefon dhe sipas tij gruaja i ka thënë ndodhem në një qender tregtare.
68-vjeçari ka ardhur dhe e ka gjetur në shtëpinë e vajzës dhe sipas tij ajo e kishte gënjyer.
Në debat e sipër ka thënë se e ka goditur me thikë në zemër.




