AKTUALITETKRONIKË

Zbardhet dinamika/ Nëna e dy fëmijëve po kthehej nga puna, 45-vjeçari i zuri pritë, e leu me benzinë dhe i vuri flakën!


Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë në Korçë ku një 31-vjeçare është sulmuar nga ish-bashkëshorti i saj, i cili i ka hedhur benzinë dhe më pas i ka vënë flakën.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule bën me dije se Melisa ishte duke u kthyer nga puna dhe po futej në banesën e së ëmës, aty ku jetonte bashkë me dy fëmijët pas ndarjes, dhe në rrugicë ish-bashkëshorti, Bledar Trëndafili i ka dalë para.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Me shpejtësi ai i ka hedhur mbi trup një shishe me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën. Menjëherë pas aktit të rëndë ai është larguar, ndërsa policia e ka shpallur në kërkim.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

31-vjeçarja u transportua fillimisht në spitalin e Korçës, por për shkak të gjendjes së saj, u nis drejt spitalit të Tiranës. Çifti ishin në proces divorci, dhe duket se ish-bashkëshorti i saj 45-vjeçar nuk e pranonte.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button