KRONIKË

Zbardhet dinamika/ Vetëvrasja e 41-vjeçares në Durrës, si tentoi të arratisej burri i të ndjerës pas ngjarjes, policia i gjeti në xhep….


Të tjera detaje janë zbuluar, ngjarjen e rëndë ndodhur pak dirë më parë në Durrës, ky 41-vjeçarja Bedrie Loka i dha fund jetës duke pirë fostoksinë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Pas hetimeve të policisë, policia vuri në pranga bashkëshortin e saj, pasi ka dyshime të forta se ishte pikërisht ai që e ka shtyrë nënën e katër fëmijëve të tij drejt aktit të vetëvrasjes.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Gazetarja Klodiana Lala zbulon dinamikën e arrestimit të bashkëshortit të tij, dhe dyshimet sesi ai po tentonte që të arratisej nga Shqipëria pas ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Në banesën e Xhemal Lokës, në anën jugorë të banesës, në kotecin e pulave është gjetur e mbështjellë me peshqir një armë zjarri automatik “PPS”, me krehër pa fishek, pjesët e lëvizshme të rregullta e me gjilpërë të rregullt, me numër arme “89-0579”.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Po ashtu në të njëjtin vend janë gjetur 114 copë fishekë, model ’54, kalibër 7.62mm dhe 4 katër fishekë model ’56, kalibër 7.62mm”, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve balistike.

Po ashtu mësohet se teksa Xhemal Loka ishte shoqëruar tashmë në Komisariatin e Policisë Durrës, i janë gjetur me vete një sasi parash prej 2’800 Euro dhe 27’000 Lekë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Sipas grupit hetimor, marrë shkas nga konteksti i ngjarjes, dyshohet se Loka me këto para do të arratisej jashtë shtetit, për t’ju fshehur procesit hetimor.

Related Articles

Back to top button