Zbardhet formula zyrtare e rritjes se pagave per administraten publike
Pas disa muajsh pune intensive janë publikuar në Fletoren Zyrtare shtesat e pagave që do të bëhen për administratën publike.
Veç shtesave fikse që do të jepen mbi bazën e pozicionit të punës, vendimi parashikon edhe një shtesë të dytë, të bazuar te vjetërsia në punë. Duket se ka qenë pikërisht kjo pikë që ka vonuar aplikimin e vendimit për faktin se çdo institucion duhej të bënte të detajuar përllogaritjen për secilin punonjës të tij. Referuar vendimit, veç shtesës fikse të pagës, shtesa për vjetërsi në punë jepet në masën:
-0.6% pas çdo viti pune për 10 vitet e para (1– 10 vite) dhe llogaritet mbi pagën e pozicionit;
-0.8% pas çdo viti pune për 10 vitet e dyta (11–20 vite) dhe llogaritet mbi pagën e pozicionit;
-1% pas çdo viti pune për 10 vitet e treta (21– 30 vite) dhe llogaritet mbi pagën e pozicionit
Po ashtu, formula e rritjes së pagës parashikon edhe shtesë për kushte pune (natyrë të veçantë pune dhe shtesa për kushte të vështira e të dëmshme për shëndetin
SCAN