BOTAKRONIKË

Zbardhet identiteti i viktimave! Kush ishte mjeku shqiptar që humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali


Zbardhet identiteti i 4 viktimave, që humbën jetën si rezultat i një përplasjeje ‘kokë më kokë’ midis një ambulance të Kryqit të Kuq dhe një autobusi me 47 fëmijë në tunelin Ca’ Gulino, në “bypass-in” midis Urbinos dhe Fermignano.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Mediet italiane bëjnë me dije se viktimat janë mjeku me origjinë shqiptare, Sokol Hoxha, 42 vjeç, infermierja Cinzia Mariotti, 49 vjeç, dhe shoferi Stefano Sabbatini, 59 vjeç. Nga aksidenti humbi jetën edhe pacienti i moshuar, Alberto Serfilippi.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Sokol Hoxha studioi në Politeknikumin Marche. Në një mesazh prekës nga këshilltari i qarkut për kujdesin shëndetësor Filippo Saltamartini, për mjekun Hoxha thuhet se:“Personeli shëndetësor që punon në ambulancë rrezikon jetën çdo ditë dhe e vë në shërbim të pacientëve. Janë heronj të heshtur dhe të ditës: sot tre prej tyre ranë duke kryer detyrën.”

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“Duhet t’u jemi mirënjohës të gjithë atyre që e vënë veten në shërbim të komunitetit çdo ditë me kurajo dhe altruizëm”, përfundon ai mesazhin e ngushëllimit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Vlen të theksohet se, 7 persona mbetën të lënduar nga aksidenti tragjik.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button