KRONIKËVIDEO

Zbardhet vrasja e Jurgen Dukës brenda marketit: Autori është efektiv policie, jeton në Sauk dhe punon në Dibër; Gjendet dhe kokainë (EMRI)


Autori i vrasjes së Jurgen Dukës pas mesnate në Tiranë është një efektiv policie. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se kanë identifikuar autorin, i cili është një efektiv i Policisë së Shtetit që jeton në Sauk por punon në Drejtorinë e Dibrës.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

“Në vijim të veprimeve  të kryera nga grupi hetimor, pas këqyrjes së pamjeve filmike dhe verifikimeve të kryera, është  bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit Jurgen Duka (Mëziri), i cili është shtetasi Arbër Sula, banues në Sauk, punonjës policie në DVP Dibër”, njofton Policia.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Po nga veprimet hetimore të kryera dhe deklarimet e marra nga personat që ishin prezent në vendngjarje ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit dhe autori i dyshuar nuk ka qenë në shërbim gjatë ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Gjithashtu, grupi hetimor gjatë kontrollit të rrobave të shtetasit Jurgen Duka (Mëziri), ka gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 2.8 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një gëzhojë pistolete dhe një DVR me pamjet filmike të ngjarjes.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

VIDEO NGA MOMENTI I VRASJES👇

Policia Tiranë/Informacion shtesë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në një market, në rrugën “Irfan Tomini”

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Në vijim të veprimeve  të kryera nga grupi hetimor, pas këqyrjes së pamjeve filmike dhe verifikimeve të kryera, është  bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit J. D. (M.), i cili është shtetasi A. S., banues në Sauk, punonjës policie në DVP Dibër.   

Po nga veprimet hetimore të kryera dhe deklarimet e marra nga personat që ishin prezent në vendngjarje ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit dhe autori i dyshuar nuk ka qenë në shërbim gjatë ngjarjes.

Gjithashtu, grupi hetimor gjatë kontrollit të rrobave të shtetasit J. D. (M.), ka gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 2.8 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një gëzhojë pistolete dhe një DVR me pamjet filmike të ngjarjes.

Vijon puna intensive për kapjen e autorit. Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor në bashkëpunim me SHÇBA-në vijon punën intensive për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Related Articles

Back to top button