KRONIKËSTAR CHANNEL

Zbardhet vrasja e të moshuarit në Zall Bastar, Policia: U vra nga fqinji, e goditi me çekiç pas kokës

Është zbardhur ngjarja në Zall Bastar, ku u gjet i pajetë 81-vjeçari.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Drejtori i Policisë Tiranë në një konferencë për media ka dhënë detaje lidhur me ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Nga tërësia e veprimeve të thelluara hetimore ka rezultuar se më datë 13.01.2025, rreth ores 09:00, shtetasi Isuf Hasa, 64 vjec, ka shkuar në banesën e fqinjit të tij Xhemal Meta dhe për motive të dobëta e ka qëlluar atë me një mjet të fortë (çekiç) në pjesën e pasme të kokës duke i shkaktuar vdekjen.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Nga veprimet hetimore dyshohet se autori i dyshuar Isuf Hasa, pasi e ka goditur viktimën i ka marrë dhe një sasi vlerash monetare që ai mbante në xhep, dhe më pas është larguar.

Reklama në FieriWeb

Nga kontrollet e shumta të kryera në disa banesa të autorit dhe familjarëve të tij, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 200.000 lekë të rinj”, theksoi policia.

Policia tha se autori ka pranuar autorësinë e krimit.

“Po, është në pozita pohuese. Ka pranuar krimin e kryer”

Related Articles

Back to top button