Uncategorized

“Zbërthehet” Arben Ahmetaj: Nuk jam arratisur nga Shqipëria, isha përgatitur…


Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj thotë se se nuk është arratisur nga Shqipëria.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ahmetaj pretendon se ka qenë me pushime jashtë shtetit në momentin që mësoi se i hoqën imunitetin, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë “aludimet” sipas tij për arratisje.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Në një fragment të publikuar nga intervista e cila do të transmetohet sot në Syri TV, Arben Ahmetaj shprehet se ka qenë i përgatitur për ekstremitetin që do bëhej lidhur me akuzat ndaj tij.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Kujtojmë se Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me inceneratorët. Atij me herët i janë sekuestruar 4 apartamente, si dhe dy llogari bankare të cilat arrijnë vlerën 124.300 Euro. Pasuri të cilën dyshohet se e ka përfituar falë marrëdhënies me pronarët e inceneratorëve Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, që ndodhen gjithashtu po ashtu në kërkim.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Prokuroria e Posaçme përfundoi në Dhjetor 2023 hetimet dhe çoi në GJKKO dosjen në ngarkim të Arben Ahmetajt lidhur me privatizimin dhe aksionet e shoqërisë “Buka Sh.a”.

Për këtë rast të dytë, ndaj Arben Ahmetaj është ngritur akuza për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në vlerë dëmi rreth 7 miliard lekë, teksa ish-numri dy i qeverisë ndodhet prej muajsh në kërkim ndërkombëtar për inceneratorin e Elbasanit dhe pasurinë e pajustifikuar.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Pjesë nga intervista

Çim Peka: Arsyet që numri 2 i qeverisë së Edi Ramës e detyruan që të largohet nga Shqipëria dhe mos të përballet fizikisht me drejtësinë e re për të cilën ashtu sikur se Rama edhe ju jeni krenar, sepse ishte reforma e parë e kësaj mazhorance dhe pyetja e parë është pse u larguat nga Shqipëria dhe nuk qendruat për tu përballur me drejtësinë.

Arben Ahmetaj: Iu përgjigja intervistës tuaj për për arsye të thjeshtë…në dijeninë time ju jeni ndër televizionet e pakët që nuk jeni financuar nga inceneratorët. Beteja kundër meje ka qenë një betejë politko mediatike dhe politiko-juridike, shtrati ka qenë politik pastaj juridik-mediatik ka qenë sipas instrumentalizimit dhe momentit.

Dua të sqaroj edhe të gjithë ata që janë të interesuar, unë nuk jam arratisur nga Shqipëria, siç dikush që tentojnë të bëjnë të mirëinformuarit, as më ka lejuar njeri të largohen, as më ka ndihmuar njeri të largohem. Momentin që unë kam mësuar që kërkohej imuniteti im ka qenë data në mos gabohem o 9 o 8 korrik , unë kam qenë me familjen jashtë Shqipërisë për pushime dhe dua të sqaroj shqiptarët që unë kam qenë i përgatitur për ekstremitetin që në momentin që filloi sepse shqiparët mendojnë që ka filluar me mercenarin që doli para SPAK-ut.

Related Articles

Back to top button