Zbulohet arsyeja e arrestimit të menaxherit të VIP-ave
Menaxheri i VIP-ave, shtetasi A.N., është arrestuar ditën e djeshme për disa akuza, ku dy prej tyre janë për përndjekje.
CNA ka mësuar se një nga akuzat e arrestimit është përndjekja. Një kallëzim është bërë kohët e fundit në Prokurorinë e Tiranës.
Mësohet se, shtetasi A.N., bënte një jetë të shfrenuar luksoze. Ai njihet si menaxheri i VIP-ave, pasi ka kompaninë Acromax, e cila është kompania më e madhe në Shqipëri për menaxhimin e të drejtave në rrjetet sociale.
Burime nga policia për CNA bëjnë me dije se akuzat janë përndjekja, krimi kibernetik. Ndalimi është bërë me urdhër të prokurorisë dhe është shoqëruar mbrëmjen e djeshme në komisariatin numër 4.
Po të njëtat burime kanë zbuluar për CNA se personi ka pretenduar se ka probleme shëndetësore.
Për këtë arsye është dërguar disa herë në spital për ndihmë mjekësore.
Burimet nga policia bëjnë me dije se pas vizitave ka rezultuar se shtetasi A.N., është në gjendje të plotë shëndetësore dhe situata është shfaqur si panik nga ana e tij.
Shtetasi A.N., është shoqëruar në ambientet e komisariatit numër 4 dhe pritet që të dalë para gjykatës për t’u njohur për masën e sigurisë./ CNA