BOTA
Zbulohet ferma gjigante e kanabisit në Leeds, 6 shqiptarë të arrestuar (EMRAT)
Gjashtë shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë në Britaninë e Madhe, pas zbulimit të një ferme gjigante me kanabis.
Zbulimi u bë gjatë një aksioni të policisë në një godinë të braktisur në Fieldhouse Walk, Moortoën, brenda së cilës u zbuluan bimë narkotike me vlerë 448,050 paund.
Të arrestuarit janë Alitor Deda, 30-vjeç, Erijon Gjoka, 21-vjeç, Edison Markeci, 21-vjeç, Agostin Marku, 36-vjeç, Ali Qerfozi, 41-vjeç, dhe Andi Teta, 32-vjeç.
Ata dolën para gjykatës së Leeds, ku iu dha masa e paraburgimit për prodhim kanabisi dhe do të qëndrojnë pas hekurave deri në seancën e radhës në 5 janar.