KRONIKËSTAR CHANNEL

Zbulohet një ambient i përshtatur si call center në Tiranë, arrestohen dy administratorët

Një ambient i përshtatur për call centër është zbuluar nga policia në kryeqytet.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në pranga ranë O. V., 35 vjeç, dhe A. B., 32 vjeç, të cilët administronin këtë ambient, përmes të cilit mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursa fiktive.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas administronin një subjekt të palicencuar, me aktivitet të padeklaruar në organet kompetente, në Rrugën e Barrikadave, të cilin e kishin përshtatur si call center.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin,  ata telefononin shtetas të huaj dhe, përmes mashtrimit, i bindnin ata të investonin në bursa fiktive.

Reklama në FieriWeb

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button