KRONIKËSTAR CHANNEL

Zbulohet rrjeti i pro*titucionit në Elbasan, arrestohet tut*rja dhe dy “punonjëset” e huaja

Elbasan

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Operacion kundër prostitucionit në Elbasan, arrestohen dy të huaja dhe një bashkëpunëtore vendase

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses një operacion të mirëorganizuar kundër veprimtarive të paligjshme të prostitucionit, duke vënë në pranga tre persona, mes tyre dy shtetase të huaja.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Sipas burimeve zyrtare, në pranga kanë rënë Zabina Memetova, 37 vjeçe, dhe Nina Solovyeva, të cilat dyshohet se ushtronin aktivitetin e prostitucionit në ambiente të ndryshme të qytetit. Gjatë hetimeve, policia ka identifikuar dhe shtetasen M.C, banuese në Elbasan, e cila dyshohet se kishte rolin e organizatores dhe ndihmonte në gjetjen e klientëve dhe sigurimin e ambienteve ku zhvillohej ky aktivitet.

Reklama në FieriWeb

Operacioni është zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në bashkëpunim me strukturat e rendit publik, pas një hetimi disa-javor.

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet po vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.

Policia e Elbasanit ka bërë me dije se do të vijojë kontrollet intensive për goditjen e çdo forme të shfrytëzimit të prostitucionit dhe aktiviteteve që cenojnë rendin dhe moralin publik.

Related Articles

Back to top button