POLITIKËSTAR CHANNEL

Zegjine Çaushi drejt Parlamentit: Juristja 26-vjeçare kryeson me vota preferenciale në Fier

Zegjine Çaushi, kandidatja më e re e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, po rezulton një nga surprizat e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, pasi me numërimin e 150 kutive të para ka siguruar një ndër rezultatet më të larta me vota preferenciale. E diplomuar me medalje të artë në Fakultetin e Drejtësisë dhe e licensuar si avokate, Çaushi vjen nga fshati Vlosh i njësisë Kurjan, bashkia Roskovec.

Reklama në FieriWeb

Në një intervistë, ajo deklaroi se fushatën e zhvilloi kryesisht në rrjetet sociale, ku edhe u përfshi në një debat publik me drejtuesin politik të PD-së në Fier, Gazment Bardhi. “Ai më sulmoi në rrjete sociale dhe aty mora vendimin të përgjigjem. Nuk meritonte një qasje më serioze”, u shpreh ajo, duke mohuar akuzat për përfitim të padrejtë nga fondet publike.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Çaushi e konsideron rezultatin si një shprehje mbështetjeje nga qytetarët dhe pohon se ndonëse fillimisht kishte ndrojtje për të hyrë në politikë, përballja me kritikat dhe sulmet i dha forcë për të vijuar garën. Ajo premton se në Kuvend do të jetë një zë profesional: “Në Parlament do të flas si juriste. Do të jem zëri i të rinjve dhe qytetarëve të Roskovecit dhe Fierit.”

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Duke e quajtur Bardhin si “nxitës të padashur” të suksesit të saj, Çaushi tha se nuk ka pasur përballje fizike me të dhe e ironizoi mungesën e tij pas publikimit të rezultateve.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Nëse ritmi i mbështetjes vijon, Zegjine Çaushi pritet të jetë një nga deputetet më të reja të Kuvendit të Shqipërisë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button