POLITIKËSTAR CHANNEL

Zegjine Çaushi falënderon qytetarët e Fierit pas fitores: “Një fitore e përbashkët, një rrugëtim i ri me përgjegjësi”

Pas konfirmimit të fitores së saj në zgjedhjet parlamentare, kandidatja e Partisë Socialiste në qarkun Fier, Zegjine Çaushi, ka shprehur falënderimet e saj për qytetarët që i besuan votën dhe mbështetjen.

Reklama në FieriWeb

Në një mesazh publik, Çaushi u shpreh se kjo fitore nuk është personale, por e përbashkët, duke e konsideruar atë si një mandat besimi për të vijuar punën me përkushtim dhe përgjegjësi në shërbim të qytetarëve.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

“Zëri juaj u dëgjua dhe u kthye në forcë për të ecur përpara. Kjo fitore është e çdo qytetari që beson tek puna, të rinjtë dhe vizioni për një Shqipëri më të fortë dhe më të drejtë,” u shpreh Çaushi.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Ajo falënderoi në mënyrë të veçantë Kryeministrin Edi Rama për vizionin dhe mbështetjen, si dhe drejtuesen politike të qarkut Fier, znj. Belinda Balluku, për udhëheqjen dhe energjinë që sipas saj ishin vendimtare në këtë sukses elektoral.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

“Mirënjohje për znj. Belinda Balluku për udhëheqjen, energjinë dhe fitoren spektakolare që u arrit falë punës së saj,” theksoi Caushi.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Po ashtu, ajo vlerësoi punën e strukturave të Partisë Socialiste në Fier, duke e cilësuar rezultatin si një dëshmi të qartë të bashkimit dhe përkushtimit të ekipit.

Zegjine Caushi mbylli mesazhin me zotimin për të qenë zëri i qytetarëve në Kuvend dhe për të përfaqësuar çdo të ri, grua dhe familje që aspiron për më shumë.

Mesazhi i Plotë:

❤️🙏 Faleminderit nga zemra!

Faleminderit çdo qytetari në qarkun Fier dhe në diasporë që më dha votën, besimin dhe mbështetjen! Zëri juaj u dëgjua dhe u kthye në forcë për të ecur përpara me më shumë përgjegjësi dhe përkushtim.
Kjo fitore nuk është personale – është e jona, e çdo njeriu që beson tek puna, tek të rinjtë, dhe tek vizioni për një Shqipëri më të fortë dhe më të drejtë! 🇦🇱

Një falënderim të veçantë për Kryeministrin Edi Rama për vizionin, besimin dhe forcën që na jep çdo ditë për të punuar me zemër për vendin tonë. 🙌

Mirënjohje për znj. Belinda Balluku, drejtuese e jashtëzakonshme e qarkut Fier, për udhëheqjen, energjinë dhe fitoren spektakolare që u arrit falë punës së saj. 🌟

Dhe për gjithë ekipin e mrekullueshëm të Partisë Socialiste në qarkun Fier – kjo fitore është dëshmi e bashkimit tonë, e përkushtimit dhe e punës së përbashkët. 🌹

Me besim dhe përulësi, nis një rrugëtim i ri për të qenë zëri juaj në Kuvend. Do të jem aty për ju – për çdo të ri, për çdo grua, për çdo familje që ka ëndrra dhe kërkon më shumë.
Faleminderit Fier! Faleminderit Diasporë! Faleminderit Shqipëri! 🇦🇱❤️”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button