Zegjine Çaushi ia mbyll gojën Tedi Blushit në Kuvend: Deputetja socialiste e sfidon dhe e lë në hije sekretarin e PL-së

Në seancën e sotme plenare, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, zhvilloi një deklaratë të fortë lidhur me gjendjen e pensionistëve, ku nuk kurseu as kritikat ndaj deputetëve të mazhorancës. Në veçanti, ai iu drejtua deputetes socialiste Zegjine Çaushi.
“Nuk pres që e mençura Zegjine të ketë eksperiencën e Dritëro Agollit, por si nuk doli një burrë nga ju t’i thotë ndal kësaj qeverie? Keni prindër dhe familje?” deklaroi Blushi, duke shtuar se “pensionistët nuk duhet të mashtrohen sepse 60 lekë në ditë është tallje dhe poshtërim”.
Reagimi i deputetes Çaushi erdhi menjëherë pas fjalës së tij. Ajo e orientoi kundërpërgjigjen e saj drejt kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
“I dashur Tedi, për ty nuk kam asnjë koment. Komentin që do të kisha, ia jap atij personi që s’është këtu, sepse është tek vendi ku meriton të jetë. Këto mesazhet që të çon në telefon, po të ishte këtu do t’ia jepja atij përgjigjen. E përshëndesim nga atje ku është, mbase na sheh”, u shpreh Çaushi.
Debati i ashpër mes palëve vijon në sfondin e diskutimeve për bonuset dhe rritjen e pensioneve, një çështje që ka ngjallur mjaft polemika politike gjatë ditëve të fundit.




