Uncategorized

Zgjedhja e Kryepeshkopit Joan, Patriarku i Moskës Kirill letër urimi: Jeni thirrur të kujdeseni për unitetin e Kishës

Patriarku i Moskës dhe Gjithë Rusive, Shenjtëria e Tij Kirilli, ka dërguar një letër urimi për Kryepeshkopin e sapozgjedhur të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Hirësinë e Tij, Joan.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Në mesazhin e tij, Patriarku Kirill e përgëzon për zgjedhjen në krye të kishës, duke e cilësuar një përgjegjësi të madhe për unitetin dhe pastërtinë e besimit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Providenca e Zotit, me vullnetin e Sinodit të Shenjtë, ju vendosi në krye të Kishës martire të Shqipërisë, si pasardhës i të ndjerit Kryepeshkop Anastas,” thuhet në mesazhin e tij.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Ai theksoi se në kohët e sotme të vështira, roli i Kryepeshkopit kërkon mençuri dhe guxim të madh. “Lutem me zjarr që hiri i Shpirtit të Shenjtë t’ju forcojë shpirtërisht dhe fizikisht, për të përhapur dhe lavdëruar fjalën e Zotit,” shkruan më tej Patriarku Kirill, duke uruar rritje dhe bekim për Kishën Orthodhokse të Shqipërisë dhe besimtarët e saj.

Letra e Patriarkut Kirill:

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Patriarku i Moskës dhe Gjithë Rusive, Shenjtëria e Tij, Kirilli i dërgoi një letër urimi Kryepeshkopit të ri. “Ju përgëzoj sinqerisht për zgjedhjen tuaj si Primat të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë! Providenca e Zotit, me vullnetin e Sinodit të Shenjtë (të Kishës së Shqipërisë), ju vendosi në krye të kishës martire, duke ju bërë pasardhës të të ndjerit të bekuar Kryepeshkopit Anastas. Nga ky pozicion ju jeni thirrur të kujdeseni për unitetin e kishës, duke mbrojtur me zell pastërtinë e besimit dhe themelet e Kishës, gjë që në kohët e sotme të vështira kërkon mençuri të veçantë dhe guxim të madh. Unë lutem me zjarr për ju dhe me gjithë zemër uroj që hiri i Shpirtit të Shenjtë të forcojë gjithmonë forcën tuaj shpirtërore dhe fizike, në mënyrë që me mundin tuaj të përhapet dhe të lavdërohet fjala e Zotit. Zoti ynë Jisu Krisht e shtoftë grigjën e devotshme që ju është besuar, duke i dhuruar shpëtim të përjetshëm bijve besnikë të Zotit”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button