Zgjedhjet 2025 – Pjesëmarrja në rang vendi arrin 41.10% deri në orën 18:00, Dibra në krye, Tirana dhe Vlora më të fundit – Fier në mesataren kombëtare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat zyrtare mbi pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, deri në orën 18:00 të pasdites së sotme. Sipas raportimeve, nga 2852 Qendra Votimi të raportuara nga gjithsej 5225 në vend, pjesëmarrja ka arritur 41.10%.
Në total, kanë votuar 789,815 zgjedhës nga 1,921,594 në listën e QV-ve të raportuara.
Sa i takon ndarjes sipas qarqeve, Dibra rezulton me pjesëmarrjen më të lartë, me 48.71%, e ndjekur nga Kukësi (45.77%) dhe Vlora (46.86%). Në krahun tjetër, Tirana ka pjesëmarrjen më të ulët në shkallë vendi, me vetëm 29.38%, ndjekur nga Shkodra (36.08%) dhe Gjirokastra (36.68%).
Qarku i Fierit, një ndër më të mëdhenjtë në vend, ka regjistruar një pjesëmarrje prej 41.13%, shumë pranë mesatares kombëtare, duke ruajtur një nivel të qëndrueshëm krahasuar me qarqet e tjera.
Procesi i votimit vazhdon, ndërsa pritet që shifrat përfundimtare të përditësohen me raportimin e plotë të të gjitha qendrave të votimit.
