Zgjedhjet e 11 majit, edhe ‘Djathtas 1912’ dorëzon kërkesën për regjistrim në KQZ! Bëhet partia e 27-të, mungon grupimi i Lulzim Bashës! Nesër në mesnatë

Djathtas 1912’, në emër të kryetarit Rezart Kthupi, ka dorëzuar kërkesën për regjistrim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve sot, duke u bërë partia e radhës që do marrë pjesë në fushatë dhe do kërkojë mandate deputetësh në Parlament. Më 7 mars është afati për regjistrimin e koalicioneve, ndërsa 12 mars dorëzohen kandidatët
Tiranë– Kur kanë mbetur pak më shumë se 24 orë nga fundi i afatit të regjistrimit të partive, në KQZ dorëzohet edhe kërkesa e 27-të nga partitë në KQZ, për zgjedhjet e 11 Majit.
‘Djathtas 1912’, që në emër të kryetarit Rezart Kthupi ka dorëzuar kërkesën për regjistrim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve sot, duke u bërë partia e radhës që do marrë pjesë në fushatë dhe do kërkojë mandate deputetësh në parlament.
Krahas 3 partive të mëdha, PD, PS dhe Partisë së Lirisë, janë regjistruar tashmë edhe 24 parti të tjera të vogla, mes të cilave aleatët me të cilët Partia Demokratike do të dalë në koalicion si dhe partitë e reja që në këto zgjedhje do të provojnë veten me ambicien për përfaqësim në parlament, si ‘Mundësia’ e Agron Shehajt, ‘Lëvizja Bëhet’ apo ‘Bashkë’ e Arlind Qorrit
Ndërkohë në zgjedhje ende nuk është regjistruar partia e Lulzim Bashës, Koalicioni Euroatlantik. Partitë kanë kohë deri më 25 shkurt në mesnatë, për t’u regjistruar për zgjedhjet e 11 majit, ndërkohë që më 7 mars është afati për regjistrimin e koalicioneve, ndërsa 12 mars dorëzohen kandidatët.
Numri i partive që kanë depozituar kërkesë për regjistrim në zgjedhjet e 11 majit
1- Partia Demokristiane e Shqipërisë (PDK)
2- Partia Lëvizja e Legalitetit (P.L.L)
3- Partia Kombëtare Konservatore Albania (PKKA)
4- Partia Demokratike e Shqipërisë (PDSH/PD)
5- Mundësia (Mundësia)
6- Partia Kristian Demokrate (PKD)
7- Nisma Thurje (Nisma)
8- Partia e Unitetit Kombëtar (PUK)
9- Partia Balli Kombëtar Demokrat (PBKD)
10- Partia Bashkimi Demokrat (PBD)
11- Aleanca Demokristiane e Shqipërisë (ADK)
12- Partia e Lirisë (PL)
13- Partia Balli Kombëtar Shqiptar (PBK)
14- Partia Socialiste e Shqipërisë (PS)
15- Lëvizja Bashkë (Bashkë)
16- Partia Lëvizja Shqipëria Bëhet (PLSHB)
17- Partia Ora e Shqipërisë (POSH)
18- Partia Emigracioni Shqiptar (PESH)
19- Partia Minoriteti Grek për të Ardhmen (MEGA)
20- Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve (PMDPSH)
21- Partia Agrare Ambjentraliste e Shqipërisë (PAA)
22- Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE)
23- Partia Drejtësia Shoqërore (PDSHSH)
24- Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ)
25- Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare (LDK)
26- Partia Lëvizja Atdheu (LA)
– Partia ‘Djathtas 1912’
.jpeg)