Zgjedhjet e 11 majit/ Edi Rama konfirmohet në listat e hapura në Tiranë, katër kryebashkiakë kërkojnë të bëhen deputetë, DETAJET e plota

Në një mbledhje që zgjati më shumë se 7 orë, Partia Socialiste vazhdoi përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, pa dorëzuar ende listat për kandidatët për deputetë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar mbledhjen me ministrat dhe drejtuesit politikë të PS-së në Pallatin e Brigadave, ku u diskutua për programin elektoral dhe strategjinë e fushatës.
Sipas burimeve, mësohet se Rama do të mbledhë sot vetëm drejtuesit politikë të qarqeve për të diskutuar emrat më potencialë për të përfaqësuar socialistët në zgjedhje.
Ai pritet të jetë një nga kandidatët kryesorë në listën e hapur të Tiranës, duke vazhduar angazhimin për udhëheqjen e fushatës pas arrestimit të Erion Veliajt.
Disa kryebashkiakë kanë shprehur interes për të qenë pjesë e listave të deputetëve, përfshirë Ervin Demo, Juliana Mema, Tërmet Peçi dhe Agron Malaj, ndërsa vendimet përfundimtare do të merren nga Kryesia e PS-së, e cila do të shqyrtojë propozimet e drejtuesve të qarqeve.
Gjithashtu, PS ka vendosur t’i japë më shumë prioritet grave dhe vajzave në listat e mbyllura në këtë proces, ndërsa ata që kanë më shumë se se dy mandate do të luftojnë për ulësen e tyre në Parlament.
Sakaq, në mbeldhje e djeshme janë diskutuar punët e bashkive gjatë 10 viteve të fundit dhe përgatitjen për fushatën ndaj diasporës.
Listat përfundimtare do të dorëzohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve më 12 mars.