Zgjedhjet/ Pjesëmarrja në rang kombëtar 42.16%. Dibra me numrin më të lartë të votuesve, ndiqet nga Tirana e Fieri

Shqipëria mbajti këtë të dielë procesin zgjedhor, për parlamentin e ardhshëm me një mandat 4 vjecar. Ndërsa qendrat e votimit u mbyllën brenda orarit të caktuar, 19:00, KQZ përllogariti një pjesëmarrje, prej 42.16 % për 3020 qendra votimi të raportuara nga 525 në total.
Pjesëmarrjen më të lartë në këtë proces votimi e mban Dibra, ndjekur nga Tirana dhe Fieri, dy qarqet qe prodhojnë më shumë mandate.
Sipas të dhënave të KQZ, pjesëmarrja në Tiranë për 804 qendra votimi nga 1282 në total është 48.73 %. Tirana është edhe qarku më i madh që do të prodhojë më shumë mandate, me plot 37 mandate, nga të cilët 12 në listë të mbyllur dhe 37 në listë të hapur.
Ndërkohë në Shkodër, në 232 qendra votimi të raportuara nga 405 në total, pjesëmarrja është 36.78 %. Nga qarku i Shkodrës do të dalin 11 deputetë.
Në Kukës, pjesëmarrja deri në 19:00 ishte 46.15% për 26 qendra votimi nga 139 gjithësej. Qarku i Kukësit, prodhon 3 mandate.
41.56 %, ishte pjesëmarrja në Lezhë në 99 qendra votimi nga 246 në total. Lezha do të prodhojë 7 mandate.
Qarku i Dibrës, i cili do të dërgojë në parlamentin e ardhshëm 5 deputetë, numëron një pjesëmarrje në 50.10 % për 106 qendra votimi nga 222 në total.
Në Durrës, kanë votuar 40.53 % e qytetarëve, shifra që i përkojnë 288 qendrave të votimit nga 493 në total. Qarku i Durrësit, prodhon në këto zgjedhje 14 mandate deputetësh.
Ndërkohë në Elbasan, për 209 qendra votimi nga 508 në total pjesëmarrja e raportuar sipas KQZ është 42.13 %. Ky qark do të sigurojë gjithashtu 14 mandate deputetësh.
Pjesëmarrje të lartë ka shënuar edhe qarku i Fierit me 42.02 % në 442 qendra votimi nga 587 në total. Nga Fieri, do të shkojë 16 deputetë në parlamentin e ardhshëm.
Ndërkohë në Berat, pjesëmarrja për 161 qendra votimi nga 275 në total është 39.55% për 161 qendra votimi nga 275 në total. Qarku i Beratit do të prodhojë 7 mandate deputetësh.
Sakaq Korça, deri në orën 19:00, regjistroi një pjesëmarrje prej 40.99 % në 239 qendra votimi nga 422 në total. Nga qarku i Korcës, do të dalin 10 mandate deputetësh.
Vlora, qark që do të dërgojë në parlament 12 deputetë, regjistroi një pjesëmarrje prej 31.47%për 332 qendra votimi nga 449 në total, deri në orën 19:00.
39.23% ishte pjesëmarrja në Gjirokastër, për 82 qendra votimi nga 198 në total, ndërsa Gjirokastra do të zërë në parlament 4 karrige deputetësh.