AKTUALITETMJEKSIASTAR CHANNEL

Zgjerohet programi i kontrollit mjekësor bazë, ulet kufiri i moshës! Nga shtatori check-up falas për të gjithë të rriturit mbi 35 vjeç

Programi kombëtar i Kontrollit Mjekësor Bazë (Check-Up) zgjerohet duke nisur nga muaji shtator, duke u dhënë mundësi të gjithë qytetarëve mbi 35 vjeç ta kryejnë këtë shërbim falas, pa kufizim moshor.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale bëri të ditur se zgjerimi i programit synon të rrisë aksesin në kontrollet periodike dhe të forcojë parandalimin, përmes identifikimit sa më të hershëm të faktorëve të rrezikut dhe problemeve shëndetësore.

Reklama në FieriWeb - “”

Për të përfituar nga ky shërbim, qytetarët duhet të kontaktojnë Qendrën Shëndetësore ku janë të regjistruar për të marrë informacion mbi procedurat që duhet të ndjekin.

Programi i Kontrollit Mjekësor Bazë është një nga shërbimet falas të sistemit publik shëndetësor dhe ka në fokus kujdesin parandalues, si edhe ndjekjen e rregullt të gjendjes shëndetësore.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button