KRONIKËSTAR CHANNEL

Zhdukja e Jan Prengës/ Kopshtari kërkon pamjet filmike, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën për ekspert! Urdhëron shoqërimin e Majnishtës dhe Rexhepit

Të gjithë kamerat e resortit Golden do të vihen në dispozicion mbrojtjes për të parë të plotë lëvizjet e kopshtarit Festim Bexhdilit, i dyshuar si një nga personat për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në janar të 2020 në Kamëz.

Reklama në FieriWeb

Në Gjykatën e Apelit të Posaçëm u mbajt seanca ndaj kopshatrit të resortit Gloden, Festim Bexhdilit i dyshuar si një nga personat për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në janar të 2020 në Kamëz. Bexhdili fillimisht u dënua me burg përjetë, por vendimi u rrëzua nga Gjykata e Lartë dhe çështja u kthye për rigjykim ne Apel. Në seancën e së mërkurës, Avokati Ilir Murati ka kërkuar pyetjen e bashkë të pandehurve Aldo Majnishta dhe Dritan Rexhepin, ndërsa SPAK pretendon se Bexhdili ka patur një telefon Encrochat, por nuk është zbërthyer. Sipas avokatit Bexhdili pretendon se nuk ka përdorur Encrochat.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Avokati thotë se janë zbërthyer komunikimet në SkyECC dhe Altin Hajri nuk ka komunikime me Festim Bexhdilit, ndërsa sipas SPAK komunikimet e Hajrit janë me të pandehurin Dritan Funiqi i cili udhëzon që Festim Bexhdili të mbyllë gojën. Avokati kërkoi thirrjen e një eksperti që të interpretojë pamjet filmike, por kjo kërkesë u rrëzua nga Apeli i Posaçëm. Nga ana tjetër, SPAK thotë se Bexhdilit iu sekuestrua telefoni i enkriptuar në momentin e arrestimit dhe prandaj mungojnë komunikimet me personat e tjerë të përfshirë.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Apeli rrëzoi kërkesën e avokatit Ilir Muratit për të marrë në pyetje shtetasen E.K në lidhje me përfshirjen e Festim Bexhdilit në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Ndërkohë, të gjithë kamerat e resortit Golden do të vihen në dispozicion mbrojtjes për të parë të plotë lëvizjet e kopshtarit. Gjykata urdhëroi që në seancën e radhës të shoqërohen Aldo Majnishta dhe Dritan Rexhepi.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Çështja e Jan Prengës

Jan Prenga, baba i tre fëmijëve u rrëmbye në 17 janar 2020 në Kamëz, disa ditë pasi ishte ndjekur dhe vëzhguar këmba këmbës. Ai u përlesh me rrëmbyesit, por ata mundën ta fusin në një makinë Range Rover me ngjyrë të bardhë, ku u transportua në kompleksin “Golden”, në pronësi të Altin Hajrit, personazh i skeduar për trafik të lëndëve narkotike.

5 persona akuzohen si rrëmbyesit, Aldo Majnishta, Artan Doçaj, Geraldo Martini dhe Marin Bleta dhe Korado Gështenja, të cilët po gjykohen bashkë me Dritan Rexhepin. Ndërkohë, që urdhrin e ka dhënë Gentian Goçi allias Funiqi, ndërsa porositës dyshohet se është Dritan Rexhepi. Jan Prenga dyshohet se u dhunua dhe u vra brenda kompleksit Golden, më pas trupi i tij është zhdukur dhe sot e kësaj dite ende nuk është gjetur.

Dritan Rexhepi i arrestuar më Stamboll në 10 nëntor 2023, u ekstradua më 8 janar 2025 në Tiranë dhe u dërgua direkt në burgun 313, nën masa të rrepta sigurie. Ai po përballet për herë të parë më drejtësinë shqiptare

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button