AKTUALITETSTAR CHANNEL

Zi në familjen e biznesmenit të njohur Pëllumb Salillari, ndërron jetë bashkëshortja

Afërdita Salillari, bashkëshortja e biznesmenit Pëllumb Salillari, ka ndërruar jetë në moshën 64 vjeçare.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipërmarrësja e kompanisë “Bervi Construction” ishte prej kohësh në një betejë me kancerin.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Familja dhe kompania e drejtuar nga Pëllumb Salillari ka dalë me një mesazh mortor për miqtë dhe gjithë njohurit, se pritjet do të bëhen në Tiranë dhe nesër Afërdita Salillari do të përcillet për në varrezat e Sharrës.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të së nderuarës Znj.Afërdita Salillari. Pritja mortore do të zhvillohet në shtëpinë funerale Alba2000, në Rrugën e Durrësit dhe ceremonia e varrimit do të mbahet ditën e mërkurë, 4 Mars, ora 11:00, në varrezat e Sharrës.”

Reklama në FieriWeb

Çifti Pëllumb dhe Afërdita Salillari janë përfshirë prej vitesh në fushën e ndërtimit të objekteve infrastrukturore dhe civile, me kompanitë “Salillari” e “Bervi Construction”, ndërsa nga martesa kanë dhe dy djem, Besmirin dhe Ervisin.

Afërdita Salillari ishte diagnostifikuar me tumor dhe pavarësisht trajtimit spitalor dhe betejës për jetën, mbylli sytë në moshën 64-vjeçare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button