AKTUALITET
Zjarr aksidental shkrumbon një banesë në Dervician, rrezikohen banesat fqinje

Një zjarr aksidental ka shkrumbuar një banesë në fshatin Dervician, Dropull, orët e para të mëngjesit të sotëm. Zjarri shpërtheu rreth orës 01:37 në një shtëpi e cila në momentin e ngjarjes ishte e pabanuar. Flakët e fuqishme rrezikuan banesat përreth, duke shkaktuar panik tek banorët lokalë, të cilët njoftuan menjëherë shërbimin zjarrfikës.
Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve nga Dropulli dhe Gjirokastra, u arrit të parandalohej përhapja e mëtejshme e flakëve. Për fat të mirë, nuk ka pasur të lënduar, por dëmet materiale në banesë janë të plota.




