KRONIKËSTAR CHANNEL

Zjarr i fuqishëm në Peshtan të Fierit, digjen dëngje bari dhe stallë – shpëtojnë bagëtitë

Peshtan, Fier – Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pasditen e sotme një pronë private në fshatin Peshtan, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ngjarja ka ndodhur në pronësinë e një shtetasi, ku sipas burimeve paraprake, zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike e dalë nga pompa vaditëse e ujit. Flakët janë përhapur me shpejtësi duke shkrumbuar në pak minuta një sasi të madhe dëngjesh bari, si dhe një stallë bagëtish në të cilën ndodheshin edhe mjete pune bujqësore si korrëse, frezë dhe vegla të tjera.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Fatmirësisht, brenda stallës nuk ndodheshin bagëtitë në momentin e rënies së zjarrit, çka bëri të mundur shpëtimin e tyre. Dëmet materiale paraprakisht vlerësohen rreth 10 milionë lekë të vjetra.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat arritën të lokalizojnë dhe të neutralizojnë flakët, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zonë.

Reklama në FieriWeb

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Related Articles

Back to top button