KRONIKËSTAR CHANNEL
Zjarr i fuqishëm përfshin një apartament në rrugën Transballkanike në Vlorë
Një zjarr është regjistruar mesditën e sotme në një pallat në rrugën Transballkanike në Vlorë, ku flakët kanë përfshirë një apartament në katin e tretë.
Tymi i dendur dhe flakët kanë alarmuar banorët e pallatit, të cilët kanë dalë menjëherë jashtë banesave për shkak të rrezikut.
Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, duke shmangur përhapjen e zjarrit në apartamentet e tjera.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën për të lehtësuar punën e shërbimit zjarrfikës.




