AKTUALITETSTAR CHANNEL
Zjarr i madh në Orikum, era e fortë vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikësve
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në Orikum, duke shkaktuar shqetësim në zonë.
Në ndihmë të forcave zjarrfikëse të Vlorës kanë shkuar edhe mjete dhe efektivë nga Himara, për të përballuar situatën. Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit.
Në vendngjarje po vijon puna intensive e forcave zjarrfikëse për vënien nën kontroll të situatës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.




