KRONIKËSTAR CHANNEL

Zjarr i madh në zonën e Llamanit në Himarë, në terren zjarrfikësit dhe Emergjencat Civile

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e kësaj të hëne në kodrat e zonës së Llamanit, në jug të qytetit të Himarës, duke përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë angazhuar mbi 17 efektivë të shërbimit zjarrfikës, forca të Policisë së Himarës, si edhe strukturat e Emergjencave Civile, të cilat po punojnë intensivisht për izolimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas informacioneve paraprake, ndërhyrja po vështirësohet nga temperaturat e larta dhe erërat e forta, të cilat favorizojnë përhapjen e flakëve në terrenin kodrinor. Autoritetet kanë përqendruar përpjekjet në mbajtjen nën kontroll të situatës dhe parandalimin e avancimit të zjarrit drejt zonave të banuara.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Operacioni për shuarjen e flakëve vijon, ndërsa deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar apo banesa të prekura nga zjarri. Autoritetet mbeten në gatishmëri deri në neutralizimin e plotë të vatrës.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button