KRONIKËSTAR CHANNEL

Zjarr i përmasave të mëdha në Kash të Mallakastrës.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e kësaj të hëne fshatin Kash, në Bashkinë Mallakastër, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme ne toka.

Sipas informacioneve paraprake, deri në këto momente janë djegur disa hektarë tokë ndërsa flakët vijojnë të jenë aktive dhe po favorizohen nga temperaturat e larta dhe era, duke e bërë situatën mjaft të vështirë.

Reklama në FieriWeb - “”

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për izolimin e vatrës së zjarrit dhe për të mos lejuar përhapjen e flakëv. Banorët e zonës janë angazhuar gjithashtu në përpjekjet për të mbrojtur pronat e tyre.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Autoritetet pritet të japin një njoftim zyrtar mbi dinamikën e ngjarjes dhe bilancin e plotë të dëmeve sapo situata të vihet nën kontroll.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button