AKTUALITETSTAR CHANNEL

Zjarr masiv në pyllin mes Patosit dhe Mallakastrës – Ndërhyjnë Emergjencat dhe helikopteri

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pylli me pisha, në zonën midis fshatrave Lofkënd dhe Drenie, në kufirin administrativ të bashkive Patos dhe Mallakastër.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Flakët kanë shpërthyer prej ditës së djeshme dhe janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës dhe temperaturave të larta. Në terren ndodhen forcat e Emergjencave Civile, zjarrfikësit e dy bashkive, si dhe punonjës të shërbimeve të tjera mbështetëse që prej orëve të para të mëngjesit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Për të frenuar përhapjen e zjarrit është angazhuar edhe një helikopter, ndërhyrja e të cilit ka ndihmuar ndjeshëm në izolimin e disa prej vatrave më aktive.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Autoritetet po punojnë me intensitet për të vënë flakët nën kontroll dhe për të shmangur dëmtimin e mëtejshëm të sipërfaqes pyjore, që ka rëndësi të veçantë për ekosistemin lokal.

Reklama në FieriWeb

Ndërkohë, dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa ka bërë thirrje për ndërgjegjësim dhe rikujton se zjarrvënia e qëllimshme përbën vepër penale, e ndëshkueshme sipas Kodit Penal.

Related Articles

Back to top button