Zjarr masiv në Qafë-shtamë, kërkohet ndërhyrje nga ajri dhe toka
Një zjarr ka rënë ditën e sotme në Qafështamë. Mësohet se në orën 11:40 të mëngjesit, flakët përfshinë ekonominë pyjore të Qafështamës, në vendin e quajtur mbi tunelet e fshatit Selixë, në njësinë administrative Komsi.
Gjithashtu dyshohet se zjarri është i qëllimshëm pasi ka shpërthyer në disa vende të ndryshme, duke rrezikuar kështu një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore të përbërë kryesisht nga pyje ahu.
Në përpjekje për të izoluar flakët Bashkia Mat ka angazhuar të gjitha strukturat e nevojshme, duke përfshirë Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shërbimeve të Higjienës (MZSH), Emergjencat Civile, si dhe Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pyjeve. Por për shkak të flakëve masive kërkohet ndërhyrje nga ajri dhe toka me forca ushtarake për të arritur një fikje të plotë të vatrës.