KRONIKËSTAR CHANNEL

Zjarr në Darëzezë, ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikëses parandalon përhapjen drejt pyllit

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në zonën e Darëzezës, në një territor pranë sipërfaqeve pyjore. Flakët kanë përfshirë shkurre dhe mbeturina, duke krijuar rrezik për përhapjen e zjarrit drejt zonës së pyllëzuar.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Pas marrjes së njoftimit, forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë në terren, duke bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve në një kohë të shkurtër.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ndërhyrja e shpejtë është favorizuar edhe nga afërsia e stacionit zjarrfikës në Topojë me zonën e Darëzezës, çka ka mundësuar mbërritjen e shërbimeve në kohë dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Fatmirësisht, situata është neutralizuar pa pasoja për banesat apo personat. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa falë ndërhyrjes së menjëhershme u shmang përhapja e flakëve drejt zonës pyjore.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button