KRONIKËSTAR CHANNEL

Zjarr në dy magazina me ushqime për bagëti në Grabjan të Divjakës, rrezikohen edhe dy banesa

Një zjarr ka përfshirë dy magazina me bazë ushqimore për bagëti në fshatin Tre Ura, në njësinë administrative Grabjan, Bashkia Divjakë.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë shpërthyer fillimisht në njërën prej magazinave, por të favorizuara nga era e fortë janë përhapur me shpejtësi edhe në magazinën tjetër.

Reklama në FieriWeb - “”

Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse të Divjakës, ndërsa për shkak të përmasave të zjarrit është kërkuar edhe mbështetja e shërbimit zjarrfikës të Lushnjës.

Aktualisht po punohet për vënien nën kontroll të flakëve, pasi zjarri rrezikon edhe dy banesa që ndodhen pranë magazinave. Deri tani nuk raportohen persona të lënduar.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Back to top button