AKTUALITETKRONIKË

Zjarr në Mbrostar, Fier: Digjet Stani, Autokombajna dhe një Automjet. 5 mjete zjarrëfikëse në vendngjarje

Një zjarr i madh ka përfshirë një stan në Mbrostar, Fier, duke shkaktuar dëme të mëdha. Flakët kanë djegur një autokombajnë, një automjet të parkuar brenda, dengje me jonxhë dhe baza materiale për kafshët.

Pesë mjete zjarrfikëse, të ndihmuara nga një bot uji i Bashkisë Fier, janë angazhuar në vendngjarje për të luftuar zjarrin.

Reklama në FieriWeb - “”

Era dhe temperaturat e larta kanë favorizuar përhapjen e flakëve, duke rrezikuar banesa dhe biznese të afërta.

Përpjekjet për shuarjen e zjarrit vazhdojnë, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”


Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button