AKTUALITETSTAR CHANNEL

Zjarr në një apartament në Ballsh, shkak kaloriferi i lënë ndezur

Një apartament në katin e parë të një pallati në lagjen “5 Shkurti” të Ballshit është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, rreth orës 15:40. Banorët e pallatit njoftuan menjëherë zjarrfikësen pasi vunë re tym që dilte nga banesa.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas burimeve paraprake, shkak i zjarrit dyshohet të jetë një kalorifer i lënë ndezur nga pronarët e apartamentit. Forcat zjarrfikëse mbërritën shpejt në vendngjarje, duke bërë të mundur hapjen e derës së apartamentit dhe largimin e pajisjes që po digjej.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Fatmirësisht, flakët nuk u përhapën në pjesën tjetër të banesës, dhe nuk raportohet për dëme në njerëz. Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila po heton për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ky incident nënvizon rëndësinë e kujdesit gjatë përdorimit të pajisjeve elektrike dhe ngrohëse, sidomos gjatë dimrit.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button