KRONIKËSTAR CHANNEL

Zjarr në një banesë në fshatin Lalar të Fierit, dyshohet bombul gazi – vetëm dëme materiale

Një banesë private në fshatin Lalar të bashkisë Fier është përfshirë nga flakët këtë pasdite. Në reagim të shpejtë, në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete të shërbimit zjarrfikës, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe evitimin e përhapjes së zjarrit në banesat përreth.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

E zonja e shtëpisë, Fiqerete Bregu, ka deklaruar se zjarri ra papritur, ndërsa ka theksuar se ndërhyrja e menjëhershme e fqinjëve, të cilët u angazhuan menjëherë për të kontrolluar flakët, ishte vendimtare deri në mbërritjen e zjarrfikësve.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Nga deklaratat paraprake të shefit të shërbimit zjarrfikës të bashkisë Patos, Alket Halimi, dyshohet se shkaku mund të ketë qenë një bombul e vogël gazi, e përdorur në banesë. Ai theksoi se fatmirësisht nuk ka të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Halimi i ka bërë thirrje qytetarëve që përdorin bombula gazi në banesat e tyre të tregojnë kujdes të shtuar, sidomos gjatë stinës së verës kur rritet rreziku i incidenteve të tilla.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar me saktësi shkakun e rënies së zjarrit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button