KRONIKËSTAR CHANNEL

Zjarr në një stallë në Kallm të Madh – Digjen 100 bagëti dhe 2500 dengje bar

Drejtoria Vendore e Policisë Fier bën me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kanë referuar materialet në Prokurori për vlerësim, lidhur me një zjarr të rënë në një stallë në fshatin Kallm i Madh.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Si pasojë e flakëve janë djegur rreth 2500 dengje me bar dhe 100 bagëti të imëta, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale për pronarin, shtetasin A. Ç.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Një grup i posaçëm hetimor ndodhet në terren dhe po punon për dokumentimin e plotë të shkaqeve të zjarrit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme ligjore.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button