Zjarret, dy vatra aktive/ Janë shuar 10 në 24 orët e fundit, emergjencat në aksion
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë një rezyme të situtës së zjarreve në vendin tonë.
Ai shkruan se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shuar 10 vatra zjarri në të gjithë vendin.
Për shuarjen e këtyre flakëve janë angazhuar 100 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 4 helikopterë Cougar.
Po ashtu po shkon drejt shuarjes përfundimtare zjarri në malin e Shpiragut, ku janë angazhuar 1 mijë trupa dhe një helikopter.
Postimi i Niko Peleshi:
Si rezultat i punës së pandërprerë të forcave të emergjencave civile, ndihmuar edhe nga efektivë të Forcave të Armatosura si dhe nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, 10 vatra zjarri janë shuar në të gjithë territorin e vendit gjatë 24 orëve të fundit.
Për shuarjen e tyre janë angazhuar 100 efektivë të Forcave të Armatosura, 4 mjete dhe helikopteri Cougar.
Po shkon drejt shuarjes përfundimtare zjarri në malin e Shpiragut, ku 100 trupa dhe helikopteri Cougar i Forcave i Armatosura janë angazhuar maksimalisht prej dy ditësh për neutralizimin e plotë të flakëve.
Është nën kontroll vatra, në fshatin Rrilë, njësia administrative Shënkoll në bashkinë Lezhë, në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane. Zjarri është shuar dhe situata po monitorohet pasi mbeturinat mund të vazhdojnë të digjen në brendësi pa u shfaqur në sipërfaqe.
Është riaktivizuar zjarri në vendin e quajtur “Vija mbi Okol”, në fshatin Theth, të bashkisë Shkodër ku janë njoftuar strukturat e Emergjencave Civile në qark. Situata po monitorohet nga shërbimet e policisë së Thethit.
Në fshatin Bushat, në Vaun e Dejës, zjarri në një sipërfaqe me mbeturina, është shuar plotësisht dhe zjarrvënësi është shoqëruar nga efektivët e Policisë së Shtetit.