AKTUALITET

Zjarri i Madh në Frakull të Vogël, Fier – Kërkohet Ndërhyrje nga Ajri


Një zjarr i përmasave të mëdha është aktivizuar mesditën e sotme në kodrat e fshatit Frakull e Vogël, Fier, duke përfshirë mbi 30 hektarë kullota dhe pemëtari. Era e fortë ka ndihmuar në përhapjen e flakëve në disa vatra, duke përfshirë edhe ullishta në zonë. Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje, por nuk mund të ndërhyjnë për shkak të terrenit malor dhe mungesës së rrugëve.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Banorët dhe administratori i Njësisë Administrative Frakull, Dashamir Troka, kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga ajri, pasi situata është tepër e vështirë dhe zjarri po i afrohet banesave. Troka ka bërë gjithashtu thirrje për kapjen e autorëve të zjarrvënies dhe nxjerrjen e tyre përpara drejtësisë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button