KRONIKË
Zjarri masiv/ Helikopteri ‘Cougar’ në ndihmë të shuarjes së flakëve në Fier
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi njofton se helikopteri ‘Cougar’ ka shkuar në ndihmë të shërbimeve që janë duke u përpjekur të shuajnë flakët, pas zjarrit masiv që është përhapur në qarkun e Fierit.
Ai u kërkon qytetarëve, të bëjnë kujdes dhe të raportojnë në kohë vatrat e vogla, për të mos rritur në situata të vështira.
Peleshi: Helikopteri Cougar ka shkuar në ndihmë të forcave vendore të qarkut Fier për shuarjen e flakëve në zonën e pyllëzuar në Peshtan.
Në këto ditë me temperatura të larta, kur shtete të ndryshme të Evropës po përballen me zjarre, u bëjmë thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes, të raportojnë në kohë vatrat e vogla për të shmangur përhapjen në zona më të mëdha!